Dasma e Rexhës

Këngës ja mori fusha
Përpara kënuesit në agim
Këndonte dasmën e Rexhës
Dhëndër ngratit rritur jetim

Këndonin të zezat mëllenja
Këmbë përgjakurat sqepëkuqet
Këndonin krojet, flladitnin vendin
Lotët e trishta mbushnin lugjet

Qielli pa u ngutur mblidhte retë
Dasma të kishte diellë dhe shi
Ylberin të sodisnin dasmorët
Dhjetë mijë vjet mitologji

Nusja si motit bëhej gati
Plisin e kuq stoli mbi kokë
Këngët përziheshin me vain
Hapu qiell, mbaju tokë

Petkat qëndisur, thekët kurorë
Balli i nuses lëshonte dritë
Aty ku lidhen rrexhat e artë
Një lule të bardhë prej t’bukures Afërditë

Nënë Rexha shpirt e trup trazuar
Dy herë martuar brenda shtëpisë
Burrin të vrarë nga jarani i saj
Gëzimi i jetës, dasma e fëmisë

Krushqit qeset përplot me duhan
Kuajt për grazhdin një mullar kashtë
Rexha morten n’derë e brenda
Rexha dasmën n’derë e jashtë

Trupat kalben me plehun, gjaksi hypës
Dy herë vrasës kalin bën fajtor
Toka valikë, lakmia e hamësit
Rrushi me veshëza, pjeshkat squllur me dorë

Që kurë lindi jeta e na mban dheu
Dasma dhe mortja vrastare të himenit
Rapsodi thur vargje, zbukuron rrenat
Njerëzit s’besojnë të vërtetën, por fjalët e gjytremit.

Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s