Jeta e Mbretit Leka Zogu-I në shërbim të Atdheut

Më 27 prill të vitit 1938, me një ceremoni madhështore të zhvilluar në ambjentet e Pallatit Mbretëror në Tiranë, Mbreti i Parë i shqiptarëve, Ahmet Zogu, 81 vite më parë vuri kurorën martesore me princeshën Geraldinë Apony, e cila rridhte nga një familje aristokrate. Më 5 prill të vitit 1939, 80 vjet më parë, në familjen e çiftit mbretëror, Ahmet dhe Geraldina Zogu në Tiranë shpërtheu gëzimi e hareja, sepse ato u shtuan me një foshnje të seksit mashkull, të cilin e pagëzuan me emrin, Leka i Parë.
Çifti mbretëror nuk mundi të jetonte më shumë se një vit në Shqipëri, sepse më 7 prill 1939, kur atyre kishte vetëm dy ditë që u kishte lindur trashëgimtari, u detyruan që të largoheshin nga Shqipëria për në Greqi. Shkaku i largimit të familjes mbretërore nga Atdheu ishte agresioni fashist Italian në Shqipëri. Kur Leka i Parë ishte në moshën e fëmijërisë, kontesha hungareze përpiqej në çdo mënyrë t’i jepte të birit një edukatë perëndimore. Leka në rininë e tij falë edukatës së lartë të marrë nga prindërit, mori njëherazi edhe njohuri në shkolla të ndryshme.
Pas kalimit të familjes mbretërore në Egjypt në vitin 1946, Princ Leka filloi studimet në Kolegjin Britanik “Victori Kollegje “ të Aleksandrisë dhe më pas në “British Boys school” në Egjypt të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Më pas, në moshën 16 vjeçare rregjistrohet në Kolegjin e famshëm “Vilare Ailange Kolegje” të Olon-it në Zvicër, ku mori diplomën “Matriculacion of Oxford” në vitin 1956.
Në vitet 1956-1958 Princi Leka vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sund’hurstit në Londër, ku pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera u titullua Oficer me gradën “toger”. Në vijim studjoi për shkenca politike dhe ekonomike në “Universite De Sorbone “ të Francës, ku ndoqi kursin intensiv të gjuhëve orientale. Me 15 prill të vitit 1957, me rastin e 18 vjetorit të lindjes, në prani të personaliteteve të njohura të botës shqiptare në emigracion dhe të miqve të huaj nga më të shquarit, Mbreti Zog, pasi e dekoroi personalisht me Kolanin e Shqipërisë, e shpalli solemnisht Princin Leka i Parë “Trashëgimtar të Kurorës Mbretërore Shqiptare”.
Në prill të vitit 1961, kur Mbreti Zog mbylli sytë përgjithmonë, Leka i Parë duke u ndarë me lot në sy nga i jati bën betimin se, do të jetë kurdoherë ushtarë besnik i Atdheut. Më pas ai u mbështet nga e ëma e tij, Geraldina, që të punonte e të jetonte për Shqipërinë etnike, për Kombin e vet. Mbreti Leka u përkushtua për përmbushjen e detyrimeve prej sovrani para bashkëatdhetarëve në mbarë Europën dhe në vendet Arabe gjatë pesë viteve të para pas kurorëzimit. Në vitin 1967 veprimtaria politike e Mbretit Leka në dobi të çështjes kombëtare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkë atdhetarët, njohën kulmin pas vizitës që Mbreti kreu në SHBA, në verën dhe vjeshtën e këtij viti. Ai shfrytëzoi rastin të nderonte figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare dhe përfaqësuesit eminent të Mërgatës Shqiptare në Amerikë: Im Zot Fan Nolin dhe Faik Konicën, në varret e të cilëve vendosi kurora me lule në emër të familjes Mbretërore në nderim të kujtimit të punës dhe veprës së tyre në shërbim të Atdheut, Kombit dhe bashkë atdhetarëve. Në këtë tur vizitash, Mbreti pati rastin dhe kënaqësinë të njihej e të miqësohej me Guvernatorin e asaj kohe të Kalifornisë, Ronaldo Reganin.
Viti 1969 shënoi një kurorëzim të ri të veprimtarisë politiko-atdhetare të Mbretit Leka, pas suksesit të bujshëm të takimeve me diasporën shqiptare të Australisë. Në vitin 1972 Mbreti Leka bëhet nismëtarë i zhvillimit të Kuvendit të Madridit, i cili kishte për qëllim bashkimin e të gjitha forcave politike të emigracionit politik dhe jo politik shqiptar nën moton e famshme të Mbretit Zog i Parë: “Atdheu mbi të gjitha”. Viti 1975 shënoi ngjarjet më të rëndësishme në gjirin e familjes Mbretërore dhe garantoi trashëgimninë e kurorës së Dinastisë shqiptare nëpërmjet martesës së Mbretit Leka me Mbretëreshën Susanë, e cila kishte lidhje gjaku me familjen mbretërore të Anglisë.
Në vitin 1976 Mbreti Leka kreu takime të rëndësishme me bashkëatdhetarët në SHBA, në qytetet Nju Jork, Uoterberi, Detroit, Çikago, Hjuston, Tampa,Miami, Uashington e tjerë. Pas largimit nga Spanja, më 1978, Leka Zogu u vendos në Afrikën e Jugut, deri në verën1994,kur erdhi për herë të parë në Shqipëri pas kaq vitesh. Viti 1997-kthimi NMT Mbreti Leka i Parë në Atdhe, pas një mërgimi të gjatë prej 58 vitesh u prit me dashamirësi në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Në vitin 2002 familja Mbretërore erdhi përfundimisht në Atdhe. Në këtë vit Mbreti humbi edhe nënën e tij të dashur, Geraldinën dhe dy vite më pas edhe bashkëshorten e tij, Susanë. Leka i Parë u nda nga jeta më 30 nëntor 2011, në Tiranë duke lënë pas emnrin dhe veprën e tij për Kombin dhe Shqipërinë. Dashurinë për Atdheun ia edukoi edhe të birit të tij, Princit Leka i Dytë, i cili edhe pse jeton në Tiranë nuk e harron asnjëherë vendlindjen e gjyshit të tij, Burgajetin.

Nga: Renato Totraku
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s