Shqipëria dëboi dy diplomatët iranian, reagon liderja e opozitës në Iran

Shqipëria largoi dy përfaqësuesit e Republikës Islamike të Iranit. Lajmi u konfirmua ditën e sotme përmes një postimi në facebook nga ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.”– lajmëroi Cakaj.
Ndërkohë, liderja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, e cila jeton në Manzë të Durrësit ka reaguar pasi Shqipëria ka dëbuar dy diplomatë nga Irani. Rajavi ka përshëndetur vendimin e marrë nga qeveria në Tiranë.
“Dëbimi nga qeveria e Shqipërisë e dy diplomatëve të regjimit iranian është një masë e guximshme dhe e admirueshme në luftën kundër terrorizmit dhe sigurimin e sigurisë së njerëzve të Shqipërisë dhe refugjatëve iranianë”, shkruan ajo në Twitter.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s