
Pas lajmit të publikuar nga media që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dorëzuar padinë kundër Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ka qenë i menjëhershëm reagimi i Haradinaj i cili në rrjetin e tij sociale fb pak minuta më parë shkruan:
Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.
Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!
Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.
Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.
RH
MEDIA INDEPENDENT