
Ne kemi diçka për tu krenuar në këto kohë ku pushtetarët enden mes lluksit ndryshe nga pjesa tjetër e vendit.
Mbreti jonë shqiptar edhe për një problem të vogël në dorën e djathtë zgjedh të kurohet në spitalin publik të Traumes (lëndimeve) në të cilin kurohen gjithë shqiptarët e tjerë, ndryshe nga pushtetarët e sistemit të korruptuar parlamentar që shkojnë edhe për të rregulluar fytyrën në spitalet lluksoze të perëndimit.
Unë si qytetar shqiptar ndihem krenar që Mbreti jonë është një prej nesh që mund ta gjesh te pavioni ngjitur i spitalit ku kurohesh dhe jo në spitale lluksoze private si pushtetarët e tjerë, një qytetar i tillë shqiptar nëse do kishte përgjegjësi shtetërore gjasat janë se spitalet tona, ato në të cilat kurohet edhe ai, do ishin më të mira, këta të PSPDLSI nuk duan tia dinë për spitalet e shqiptarëve sepse ata kurohen me lekët tona në spitale lluksoze jashtë vendit.
Ndaj Respekte Mbretit tonë SHQIPTAR sepse hallet tona vetëm njëri mes nesh mund ti kuptoj!
Nga: Juxhin Çela
MEDIA INDEPENDENT