
E para është fjala, fjala është frymë, fjala bën realitet por edhe krijon realitet.
Njerëzit që kanë bërë realitet nëpërmjet fjalës janë Homeri, Moisiu, Jezus Krishti, Martin Luther King, Dalai Lama si dhe Ibrahim Rugova.
Ibrahim Rugova nëpërmjet fjalës bëri Kosovën, bëri Kosovën e lirë dhe të pavarur, bëri Kosovën realitet për botën mbarë mbasi për botën shqiptare Kosova është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm.
Ibrahim Rugova nëpërmjet fjalës dhe simbolikës së tij që fliste bëri që në Kosovë të lindnin heronj si Adem Jashari të lindë UÇK, të bëhet që të lindin bombardimet e kryera mbi serbinë nga SHBA dhe NATO.
Ibrahim Rugova është Kosova reale dhe realitet.
Ibrahim Rugova përveçse një figurë shqiptare, për atë që bëri për Kosovën, ai është edhe një figurë botërore dhe kjo falë fjalës së tij të lirë që çliroj edhe Kosovën e cila sot është shtet, është e lirë dhe e pavarur.
Nga: A. Premol
MEDIA INDEPENDENT