
Prej kohësh përtokë
Penën zura përsëri
Të shkruaj për ty vendlindja ime
Të shkruaj për ty Shqipëri
Hekun m’tokë
Qielli më mban gjallë
Deteve barkën n’krahë
Peshkuar n’zallë
Një gurë për t’u zatetur
Pak bojë, pak letër
Të shkruaj për ju o të gjallë
Të shkruaj për ju o të vdekur
Dashuria puthet me të gjithë
Skënderbe shpatë ulur
Skënderbe shpatë ngritur
Të vdekurit në vend
Të gjallët të ikur
Vitet nën këmbë
Jeta shpellë
Të vdekurit në pallate
Të gjallët s’gjejnë derë
Dita kërkon dritë
Jeta do diellë
Njeriu gjallë
Rrekton një dellë
Prej kohësh përtokë
Penën mora përsëri
Boja ngjalli letrën
Fryma fjalën e lirë.
Preng Molla
Lyon, 17.12.2019
MEDIA INDEPENDENT