TËRMETET 2019, RAMA DHE TUÇRAMA

Vjeshta e vitit 2019 e zuri gafil Edi Ramën të parin e dinozaurve të Shqipërisë dhe në goditjen që i dha tërmeti i 26 nëntorit e hodhi tuç atë dhe shtetin që ai drejton bashkë me gjethet e vjeshtës dhe vjeshtukët e mbledhur rreth tij për ti bërë temenatë!
Tërmeti i 26 nëntorit përveçse e hodhi tuç Edi Ramën, atë e ktheu edhe në një fiksiorealitet, e transformoi në një transhuman në një Tuçrama dhe koha që po përjeton shqipëria ia lejon një transhumanizëm të tillë sepse shqipëria njihet në prodhimin e figurave të tilla transhumane që tani janë bërë pjesë e patjetërsueshme e kulturës tonë shqiptare.
Tërmeti i 26 nëntorit përveç të tjerave shqiptarëve iu vrau dhe sakatoi përpara syve njerzit e tyre të shtrejtë si në një ritual sakrifice duke iu treguar shqiptarëve se çfarë shteti të pafuqishëm keni i cili është garanti i sigurisë së tyre duke mos shpëtuar edhe një viktimë të vetme prej pafuqisë së tij organizuese e funksionale të forcave të tij të sigurisë dhe emergjences që ngrihen për amortizimin dhe minimizimin e fatkeqësive që shkaktohen nga goditjet e natyrës e më gjërë!
Për ta parë dhe studiuar sa më mirë reagimet e bëra dhe masat e marra nga Tuçrama dhe shteti çizmegrisur i shqipërisë ndaj dëmeve të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 s’më mbetet gjë tjetër vetëm se ti referohem kulturës dhe pikërishrt njërit prej elementeve të saj të rëndësishëm, informacionit, që në një vend të vërtetë demokratik është pushteti i saj i katërt dhe sepse po këtu tek informacioni u kap Rama pasi ra tuç nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kultura është raporti i njeriut me vetveten dhe natyrën e informacioni është një nga elementet më të rëndësishëm të kulturës sepse sa më shumë i informuar të jetë njeriu, individi, komuniteti, Kombi apo shteti, aq më i suksesshëm bëhet ai në realizimin e qëllimeve të tij.
Tuçrama është një njeri i bredhur, një njeri i rrugëve dhe gjatë udhëtimit të tij ai ka parë në vendet për rreth shqipërisë e më gjërë ndërtime dhe ndërtesa të bëra në dete, liqene, këneta, fusha, kodra, male etj. me garanci të plota dhe të sigurta për jetën e njerëzve sepse këto vende kanë institucione të rregulluara me ligj si ato të gjeologjisë, sizmologjisë, projektimit, zbatimit etj. si dhe organizmat e domosdoshëm dhe të paisur me mekanizmat e duhura si në materal dhe në nivel të lartë intelektual për tu bërë ballë situatave të emergjencës sado të rënda qofshin ato.
Tërmeti e mundi Ramën dhe e hodhi tuç me sakrificat që bëri dhe tani Rama nuk është më Rama, por Tuçrama dhe Tuçrama për të mundur atë që nuk mundet, popullin dhe shqiptarët (kjo është e konfirmuar nga historia jonë) kërkoi edhe ky të bënte një sakrificë dhe duke qenë se Tuçrama është edhe një qënje natyrore si edhe një qënje sociale vendosi të sakrifikonte median, pushtetin e katërt të shqipërisë duke e bërë  »bukemiserë », cjapin e sakrificës.
Menjëherë iu përvesh punës jo për të shpëtuar shqiptarët e goditur nga tërmeti,por për të shpëtuar lëkurën e tij dhe shpurën e vjeshtukëve të cilët iu vurën në krahë për ta ndihmuar edhe të ashtuquajturit  »specialistë të shëndetit mendorë » të cilët akuzuan mediat dhe fjalën e lirë të shqiptarëve për pasojat e pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.
Duke qenë se shqipëria realisht është kthyer në një azil pleqsh (sepse rinia e saj është kalimtare në shqipëri dhe e shikon vetëm si vizitore dhe turiste dhe ajo rini që ka mbetur në shqipëri ka rastin të përshëndetet me gishtin e nderit nga udhëheqësi i saj Tuçrama si dhe kryesuesi i OSBE-së që është po Tuçrama e ponëtorët e saj të akredituara në shqipëri) mentaliteti shqiptarë akuzoi për dëmet e tërmetit se për të gjitha ndërtesat e ndërtuara përpara vitit 1990 fajtorë janë të burgosurit politik dhe të internuarit e diktaturës (hamallët dhe bujkërobërit e komunizmit) që më vonë për të fshehur cinizmin e tyre i klasifikuan dhe i emëruan si  »banesa të ndërtuara me kontribut vullnetar », ndërsa për banimet e pas vitit 1990 vjeshtukët dhe shërbëtorët e Tuçramës po bëjnë fajtorë vetë shqiptarët sepse paskan ndërtuar pa leje dhe pa projekte ndërimi dhe se ato duhet tu bëjnë vetë ballë një pjese të konsiderueshme të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në rindërtimin që do të bëhet për strehimin e tyre, të paktën kështu thuhet deri më tani.
Po Tuçrama?…? të shohim  »si ai që ka shkuar pa gjë në të shoqen », apo  »prit gomarë kurë të dalë barë ».

Nga: A. Premol

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s