
Dje kur e pashë kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën të vetmuar si qyqar përballë masës së njerëzve të frikësuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 duke qetësuar dhe siguruar qytetarët »se duke bërë durim do të bëhet më mirë » dhe përsëri në darkë i vetmuar si një lypsar në takimin me përsonelin diplomatik botëror, por si një lypsarë kryeneq duke i bërë edhe ata pjesë e pasojave me viktima dhe dëme materiale të shkaktuara nga tërmeti 6.4 magnitud me qendër në Durrës mu kujtua historia e njeriut me shportën e qershijave që pasi u ngop me to u qua dhe i pshurri qershijat e mbetura në shportë dhe pak kohë më vonë filloj ti hante qershijat e pshurrura me ritualin »kjo e pshurrme e kjo e papshurrme, dhe e hante, kjo e pshurrme e kjo e papshurrme, dhe e hante, kjo e pshurrme e kjo e papshurrme, dhe e hante deri sa shporta u boshatis nga qershijat ».
Për të qenë realist me Ramën tim kësaj rralle nuk mund ta akuzoj si pshurc dhe as ta qortoi »ik e bëj shurrën », ekspresion që njihet dhe përdoret nga të gjithë shqiptarët.
Më qartë me krahasimin simbolik që kam bërë ndërmjet Ramës dhe fabules së njeriut me qershijat e pshurrura do ti marr një nga një me rrallë të gjithë elementet e kësaj fabule.
- Shporta – të gjithë e dinë se çfarë është shporta dhe si dhe me çfarë ndërtohet (thupren ose kallamin) dhe që shërben për të bërë pazar dhe për të transportuar me të si bukën, frutat, perimet dhe ndonjë mçere djathë për ata që kanë lek, kurse për ata që nuk kanë lek mund ti drejtohen shportës që e njohin shumë mirë bashkëmoshatarët dhe mvarësit e Ramës që është »shporta e Bufit ».
- Qershijat – edhe ato i njihni dhe i dëshirojnë e i shijojnë shqiptarët që i hanë. Ky frut është nga të parat e sezonit dhe është edhe një frut që për cilësinë e tij të lartë prezantohet edhe në mënyrë estetike, dhe e gjejmë të reprezantuar tek atletet, këpucët, mbathjet, rrobat e ndryshme të thjeshta dhe ato të luksit, tek enët e ndryshme si për përdorim, zbukurim e gjithandej.
Qershijat njihen edhe për ekspresionet që janë ngritur rreth saj, por unë po ju kujtoi vetëm një: »si qershija mbi tortë ». Kjo i shkon për shtat edhe shkrimit sepse për disa shqiptarë vërtetë shqipëria ka qenë si qershija mbi tortë. - Shurra – shurra e parë dhe e studjuar në mënyrë shkencore është një ilaq për njerëzit, përshembull kinezët ja njohin shumë mirë cilësitë e saj dhe në disa zona të kinës e pinë esull në mëngjes duke argumentuar se kjo të zgjat jetën.
Nëpër shkolla kinezët e mbledhin shurrën e fëmijëve nëpër bote (jo nëpër bote nafte e gazi) dhe me to vadisin qershijat.
Qershijat e vaditura me shurrë kanë një shkëlqim të veçantë që janë më të shkëlqyeshme se qershijat e pavaditura me shurrë dhe më pak të shkëlqyeshme se qershijat e krimbura.
Shurra përdoret gjithashtu për të shëruar sëmundjen e verdhzës, aftozës si dhe mund të përdorët pa frikë për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve, dhëmballëve dhe gjuhës duke shpërlarë gojën me shurrë të freskët.
Shurra është një ilaq shumë efektiv për të disinfektuar prerjet e shkaktuara nga mjetet e forta, armët e ftohta etj. si dhe për të disinfektuar ulçrat dhe mullajt, të gjitha këto cilësi të vyera të shurrës vijnë sepse shurra në vetvete ka antikorp. Pra përdorimi i shurrës së freskët nuk ka asgjë të keqe veçse të mira për shëndetin e njeriut. - Njeriu pshurrc – këtij njeriu nga ana mjeksore qershijat e pshurrura i kanë bërë shumë mirë sepse ato i kanë forcuar imunitetin. I vetmi shqetësim që ka patur ka qenë tejmbushja e stomakut nga babëzia me qershija, por falë qershijave të pshurrura ka shpëtuar nga plasja e stomakut prej tejmbushjes.
- Ramën e lashë për në fund siç e kemi zakon ne shqiptarët për ëmbëlsirën (tortën). Edi Rama rrjedh nga pushteti i regjimit komunist ose me qenë më i saktë ai si një pinjoll i pushtetit komunist në atë kohë asnjëherë nuk i kanë munguar qershijat, sepse qershijat vileshin vetëm për ata, për pushtetarët e regjimit komunist.
Pas rënjes së diktaturës Edi Rama i pshurri qershijat e regjimit, por më vonë u kthye ti hante ato nën ritualin e metamorfizimit komunist në Rilindje socialiste, »kjo është e pshurrme dhe kjo është e papshurrme, e haje, kjo është e pshurrme dhe kjo është e papshurrme, e haje, kjo është e pshurrme dhe kjo është e papshurrme, e haje, derisa i mbaroi qershijat e pshurrme të komunizmit të cilat i kanë bërë shumë mirë edhe për shëndetin nëpërmjet imunizimit të tij dhe sot po bredh i vetëm nëpër shqipëri e nëpër botë si një qyqar i vetmuar dhe si një lypsar i izoluar!!!
Nga: A. Premol
MEDIA INDEPENDENT