
Para Françesku ka dhuruar 100 mijë euro për Shqipërinë, si akt solidarizimi për tërmetin e ndodhur mëngjesin e së martës.
Fondi është dhënë nga Dikasteri për Shërbimin dhe Zhvillimin Njerëzor të Selisë së Shenjtë.
Ky fond do të vijojë edhe me ndihma të tjera që janë aktivizuar në të gjitha kishat katolike në botë, nga Konferenca Episkopale dhe Organizat Bamirësie.
“Të shprehim afërsinë shpirtërore me të prekurit. Dhurojmë 100 mijë euro për Shqipërinë. Paratë do të shkojnë për të ndihmuar popullin shqiptar”, thotë Papa.
Kujtojmë që edhe një ditë më parë Papa shprehu ngushëllimet për gjendjen e rëndë të popullit shqiptar.
“Dëshiroj t’i dërgoj përshëndetjen dhe afërsinë time popullit shqiptar që ka vuajtur aq shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë i Evropës që kam dashur të vizitoj. Jam afër viktimave, lutem për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet. Zoti bekoftë këtë popull që e dua aq shumë”, thuhej në letrën e ngushëllimit.
MEDIA INDEPENDENT