
Leon Molla është gazetari Shqiptarë i cili jeton që prej një dekade në Francë, i njohur për mbarë publikun Shqiptarë si përson i pa pajtueshëm me padrejtësinë.
Ka qenë katër herë i dënuar dhe i burgosur nga drejtësia shqiptare, por dhe në Francë ai nuk u pajtua me padrejtësitë që i bëheshin dhe po i bëhen emigrantëve shqiptarë atje, vetë me mbështetjen e shqiptarëve emigrant në francë organizoi protestë përpara prefekturës R’hone Alpes për të drejtat e refugjatëve Shqiptarë dhe njëkohësisht i drejtohet Komisionit Europian me një letër ku akuzoi shtetin francez për keqtrajtim të refugjatëve shqiptarë.
Debatoi me kandidaten për presidente të Frances Marine Le Pene për të drejtat e Shqiptarëve, poashtu denoncoi hapur për rastin e emigrantit shqiptarë Florenc Beqiraj që u vra në burgun e Marseille.
Njihet dhe si organizator i revoltës për shembjen e flamurit turk i vendosur në digën e Qafë-Mollës në Mirditë me datën 31 dhjetor 2017 i cili për këtë është shpallur në ndjekje nga shteti shqiptarë dhe njëkohësisht është shpallur non grata nga shteti i turqisë.
Gazetari Molla disa herë e ka vizituar Kosovën, poashtu 28 nëntorin e vitit 2018 e ka festuar me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, është autori i librit kushtuar Mbretëreshës së Shqipërisë Geraldina me titullin »Geraldina Kontesha që u bë Mbretëreshë ».
Sot Leon Molla është President i Association »Royaume du Soleil », Francë, anëtar i Gazetarëve Profesionist Francez si dhe anëtar i Sindikatave të Gazetarëve Francez.
Disa herë për të ka shkruar shtypi shqiptarë, francez, turk, italian, anglez dhe amerikan, por sot pak minuta që të shënonte data 28 nëntor dita e pavarësisë së Shqipërisë ai poston në rrjetin social të tij FB mesazhin se si duhet ti thërrasin nga sot e pas.
Mesazhi:
»Mua më pëlqen që nga sot të më thirrni Leon Molla, Kosovari nga Mirdita, ose Mirditori nga Kosova ».
Mesazh kuptimplotë për mbarë Kombin Shqiptarë.
MEDIA INDEPENDENT