DËNOHET PËR AGJIDACION E PROPAGANDË SEPSE SHIKOI ENVERIN NË ËNDËRR

Luan Maluka “do ta mbushte kupën” kur ai pa në ëndërr “shokun Enver”. Kështu në një mëngjes në një nga lokalet e qytetit të Laçit që quhej (Klubi i madh), teksa pinin kafe dhe konjak me Mehmeti Isain, Luani i tregoi atij se ishte “shumë i shqetësuar”, pasi kishte parë në ëndërr “shokun Enver”, sikur i dhimbte shumë dhëmballa dhe ai “nuk kishte mundësi ta ndihmonte”, pasi pincat e hekurkthyesit nuk ishin shumë të mprehta. Ndërkaq, shuku i tij Mehmeti ia ktheu: “Po mua të ma kishe sjellë o ty mbylltë e mendjes…., se ti e di se sa të reja i kam pincat…”, dhe ia nxori ato mbi tavolinë, pasi Mehmeti dhe Luani nuk i hiqnin kurrë nga brezi ato se punonin hekur kthyes.
Kjo bisedë “me zarar” mes tyre e bërë diku nga viti 1974, nuk u mbyll aty, pasi ata do ta bisedonin edhe me shumë të tjerë, ku dikush e çoi “atje ku duhej” dhe ajo do të bëhej shkak që ata të prangoseshin dhe ti fusnin të dy në burg të cilët u dënuan nga 7 vjet.

LUAN AVDYL MALUKA Lindi në Ersekë ne vitin 1940.
Me pushtimin e shqipërisë nga komunistët arrestojnë Avdylin me qëllimin se donin ti grabisnin pasurin dhe dënohet me 5 vjet dhe një pjesë të dënimit e kaloj në kënetën e vdekjes në Vlocishte.
Luan Avdyl Maluken e arrestuan në shkurt të vitit 1974, torturohet në hetuesi dhe më 2 Shtator 1974 me vendim nr. 64, Gjykata e Rrethit të Krujës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. Luani u lirua nga burgu më 13 qershor të vitit 1982, në vitin 2017 ndërroj jetë.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s