
Jo pak por rreth 50 vjet me rrallë prokurori komunist Aranit Çela ka lyer duart me gjak dhe sot nipi tij Olsi Çela kandidon për kryeprokuror të Republikes së Shqipërisë, kjo në asnjë vend të botës nuk ndodh vetëm në Shqipërinë fatkeqe që po i rikthehet përsëri diktatura.
Më poshtë po publikojmë një shkrim shoqëruar me video të botuar nga gazetari Leon Molla me datën 2 tetor 2019 në faqen e tij Leon Molla FR i cili denoncoi se në qeverinë Rama nipat dhe mbesat e kriminelit Aranit Çela janë të punësuar në administratën e tij, por u duk e pabesueshme, ndërsa sot nipi i Aranit Çelës, Olsi Çela kandidon për kryeprokuror të Republikës së Shqipërisë.
Shkrimi i plotë dhe video publikuar në Leon Molla FR: Merkure 02 tetor 2019
Aranit Çela ishte një nga prokurorët më kriminel që ka njohur regjimi komunist, ka dhënë qindra vendim për pushkatim, varje, zhdukje, burgosje, internime, dhe masakrime të shqiptarëve.
Për të gjitha këto nuk u dënua asnjëherë, përkundrazi nipat dhe mbesat e tij sot punojnë në administratë të qeverisë Rama.
Jeta e kriminelit Aranit Çela
Në mars 1945 shtator 1946, Aranit Çela ishtë prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proçeset më të tmerrshme politike të kohës.
Më 1946 – 1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës.
Më 1948 – 1949 ishtë ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake.
Në vitet 1949 – 1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik.
Më 1953 -1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit.
Më 1954 -1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë.
Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm.
Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.
Filmimi – 10 prill 1954: Aranit Çela në gjyqin kundër Hamit Matjanit dhe grupit të tij.