MARKSISTËT QË FLASIN PËR RROTËN E HISTORISË SHQIPTARE

Nga: LEON MOLLA

-Unë nuk jam historian, por gjithmonë më ka pëlqyer historia dhe jam munduar me të gjitha mundësitë e mia të gërmoi nëpër arkiva që të mësoi diçka më shumë për historinë e vendit tonë.
Rrallë herë më kalon ndonjë emision që ka si temë historinë, sidomos Marin Memën e kam ndjekur rregullisht, por kohëve të fundit ka filluar të më bëhet bajat, sepse me gjithë mundin që bën në fund asgjë nuk nxjerr në dritë.
Një rast Marin Mema shkoi në vendlindjen time në Mirditë dhe i ra kryq e tërthorë prroskave, kodrave e maleve për të realizuar një dokumentar, por fatkeqësisht asgjë të re nuk solli për publikun.
Fatkeqësisht shkoi fare pranë Kalasë së Pirusve e cila quhet Kalaja e Buklit, poashtu fare pranë ish rezidencës së Mbretëreshës Teuta, asgjë nuk filmoi, asgjë nuk foli për këto dy vende sa të lashta aq dhe me vlera historike.
Për ata që nuk i dinë këto dy vende do mundohem shkurtimisht t’ju spjegoi: Kalaja e Buklit është në majen e një shkëmbi të thepisur mes fshatit Malaj dhe Sh’Palit të Mirditës, ajo është një nga kalatë e rralla të mbretërisë Iliri që nuk u mposht nga pushtuesit Romak.
Kalaja ndodhet në një vend strategjik qëe bënte të sigurtë shkëmbinjt e thepisur që ndodhen për rreth saj, deri vonë kalaja ka qenë e dukshme, por në kohën e komunizmit u shkatërruar për t’ja lënë vendin një fushe të gjërë që e mbollën me grurë.
Ju larg saj ndodhet ish rezidenca e Mbretëreshës Teuta në vendin e quajtur Vakorrë në Malaj që përballë saj ndodhet Gëziqi dhe poshtë rezidencës ndodhet shkëmbi i thepisur që kalon Lumi Fanë të cilën mendohet se fundi tragjik i Mbretëreshës pikërisht ka qenë në këtë shkëmb e cila u hedh për të mos rënë e gjallë në duart e pushtuesve Romak.
Pra, po të lexojmë historianët Romak të Kohës flasin se Mbretëresha Teuta u tërhoq në malet e Mbretërisë së Saj, pasi u zbulua nga ushtria Romake rezidenca e saj u rrethua dhe për të mos rënë në duart e Romakëve bashkë me shërbyeset në pamundësi për të shkuar në kala që në vijë të drejtë nuk ishte larg, iku dhe u hodh në një shkëmb që ishte fare pranë rezidencës ku pranë shkëmbit kalon lumi.
Po ta shikojmë dhe sot vendin e rezidencës që është një gërmadhë me gurë të bardhë që ai llojë guri nuk gjendet në asnjë vend të Mirditës, tek ai vend do të shikojmë dhe Kalanë e Buklit që në vijë të drejtë është fare pranë por për të shkuar atje duhet një mund i madh për shkak të terrenit të thyer dhe shkëmbit shumë të pjerrtë dhe të lartë.
Poashtu fare pranë rezidencës ndodhet shkëmbi që poshtë kalon lumi ku me të gjitha këto që tregova më lart korrespondojnë me ato që historianët e kohës kanë shkruajtur.
Mua më lë për të dëshiruar dhe njëkohësisht lind pyetja, pse Marin Mema kaloi pranë tyre dhe nuk foli për ta, as që dhe i përmendi, por luajti rolin e ciceronit duke spjeguar për disa shpella e gërmadha.
Për këtë pjesë kam shkruar në disa gazeta, poashtu dhe në një revistë Kroate që nga lexuesit është pritur mirë, dhe vetë studjuesit kroat e vlerësuan dhe e pranuan që unë isha shumë pranë të vërtetës se në çvend Mbretëresha Teuta ishte vetëvra, por kërkohej një studim më i hollësishem dhe gërmim arkeologjik për ta vërtetuar 100%, ndërsa Marin Mema me njerëzit e tjerë që e rrethonin nuk ia ndjeu fare të shkonte në këto dy vende, të pakten thjeshtë tëndalej sa për të shuar kureshtjen.
Vërtetë Marin Mema mundohet që të nxjerrë në pah historinë e vendit tonë, por të them të vërtetën ai shumë gjërave iu shkon fare pranë dhe nuk flet për to, arsyen akoma nuk e kam mësuar.
Për tu habitur se si jo vetëm Marin Mema por shumë televizione të tjera që transmetojnë emisione historike, dëgjojmë të flasin për historinë vetëm Neritan Ceka, Pllumb Xhufi dhe Paskal Milo të cilët i vendosin në krye të vendit dhe ja fillojnë që nga koha e majmunit e deri në kohën e sotme sikur këta kanë kaluar nëpër duar arkivin e Vatikanit dhe arkivat e gjithë botës që fatkeqësisht katë nëpër duar kanë kaluar vetëm arkivat e regjimit komunist.
Këta të tre janë të ditur vetëm rreth vepres marksiste se për rrotën e historisë së vendit tonë as që nuk ja kanë idenë, e për mua kjo është shumë gabim që iu japin hapësirë të flasin, por për ti vënë majë kësaj pune që ti japin drejtim siç duhet rrotës së historisë shqiptare Marin Mema e disa të tjerë duhet të intervistojnë dhe akademikun Skënder Gjinushi …
Duhet të kemi kujdes nga këta pseudo-historian sepse këta tipa që përmenda më lart çdo ditë po trullosin popullin me hamendësimet e tyre, me përrallat që më vonë do të na duken realitet.
Unë as nuk doja të zë në gojë emrin e Marin Memës, por e përmenda për dy arsye: e para që ai kalon në vendet historike dhe e bën veshin shurdh e syrin qorr, ndërsa e dyta është që ai pyet vetëm treshen e famshme për të na treguar historinë e hershme dhe të tashmë të vendit tonë që mjerisht kurë i pyet dhe për periudhën e regjimit komunist, periudhë që ne e kemi kaluar dhe e dimë shumë mirë, ata me paturpësinë më të madhe gënjejnë hapur duke mos thënë të vërtetën, lere pastaj sipas Marin Memës po na dinë për historinë Pellazge, Ilire e më gjërë.
Nuk është e drejtë të na tregoni përrallë, por të na tregoni atë pak histori që dini duke mos fantazuar e gënjyer popullin sepse do vijë koha që do të qeshin me ju.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s