PRIZRENI HISTORIK PRET ZEMËRHAPUR HEROIN KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTIN-SKËNDERBEUN

Nga: AVNI BILALLI
Në Hamburg të Gjermanisë filloi Aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për ngritjen e Bustit të Heroit Kombëtar GJERGJ KASTRIOTIT- SKENDERBEUT!
Sipas marrëveshtjes paraprake me zotëri Mr. sc. Nue Oroshin -Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Mbarëkombëtarë  »Trojet e Arbëri », intelektualin, studijuesin, atdhetarin, publicistin, poetin, politikanin e palodhshëm, ideatorin dhe inciatorin për ngritjen e Bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, u nisëm nga Kieli për t‘u takuar me veprimtarët dhe atdhetarët e devotshëm të Çështjes së Shenjtë Kombëtare të cilët të njoftuar për fillimin e aksionit në fjalë dhe rëndësinë e tij erdhën si gjithmonë gjer më tani për të dhënë ndihmesën e tyre të pakurësyer që Prizrenit të Besëlidhjeve të Mëdha kombëtare (Lidhjes së Parë dhe të dytë të Prizrenit), këtij qyteti të bukur me vlera të çmuara historike, trashigimore e kulturore t‘i dhurohet Bustit i Heroit tonë Kombëtar. Në restorantin e bashkëatdhetarit tonë Florin Markaj u takuam në Hamburg-Harburg, ku Komisioni për grumbullimin e mjeteve financiare në përbërje të zotërinjëve: Selman Etemi, Florin Markaj dhe Nikollë Domgjonaj të gjithë afaristë shumë të sukseshëm na njoftuan me punën e tyre rreth aksionit të lartëcekur. Ata të gjithë kanë bërë një punë të shkëlqyer e cila dha rezultate të suksesshme.
Si çdoherë bashkëatdhetarët tanë zemërhapur e dorëlirë e mbështeten me gjithë shpirt veprimtaritë kombëtare, kulturore e sportive si para lufte, gjatë dhe pas saj.
Në foto shihen disa nga bashkkombasit tanë të cilët ishin prezent në takim, nga e dhjathta zotërinjtë Florin Markaj, Nikollë Domgjoni, Arif Shala, Selman Etemi, Xhelil Musa, Nue Oroshi dhe autori i këtij shkrimi. Ndërsa në foton tjetër në restorantin e intelektualit, veprimtarit, publicisit dhe afarisit të mrekullueshëm zotëri Albert Bisaku, i cili së bashku me të atin Nduen na bënë një pritje të ngrohtë tipike tradiconale shqiptare për çka iu jemi shumë mirënjohës!
Aksionin përveç Bisakëve me shumë kënaqësi e mbështetën edhe humanistët dhe afaristët e nderuar Gjon Berisha, Burim Osmani, Florin Markaj, Gjok Konaj, Nikoll Domgjoni, dhe një numër bukur i madh i bashkëqytetarëve tanë që jetojn, veprojnë e punojnë në Hamburg!
Këtë inciativë janë duke e ndihmuar me sukses të plotë edhe bashkëkombasitë tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroaci, Zvicër dhe disa shtete tjera.
Aksioni është në vazhdimin e sipër andaj iu bëjmë me dije se secili bashkëvendas i yni mund të informohet në mënyrë shumë korrekte dhe të hapur nga zotëri Nue Oroshi!

E diel, 10.11. 2019, Kiel-Hamburg
MENDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s