
Kthimi i Alvin Berishës (Al-Horit) pranë të atit të tij me banim në Itali do ta shikoi dhe shpjegoi në mënyrë konceptuese jashtë ç’do ndikimi mediatiko-politik të bërë rreth kthimit të tij nga Alo Hori i Sirisë.
Shqiptarëve mund tu mveshësh të gjitha të këqijat dhe të zezat e kësaj bote (opinion i përgjithshëm) por, për një gjë e gjithë bota është dakort se »Shqiptarët në dispozicionin e tyre natyror nuk janë terroristë »! për ndryshe të gjithë shqiptarët e organizuar me terrorizmin bota i konsideron si shqiptarë shqipfolës, ose shqiptarë të konvertuar kulturalisht ku të cilët janë të mbivendosur në vlerat e tyre morale!
Pra nuk i përkasin botës shqiptare…!
Tani kuptohet qartë pse ju dha mundësia e kthimit pranë babait të tij në Itali, jetimit Alvin Berisha (jetim me baba gjallë), sepse e ëma ju vra në luftë dhe se i ati nuk u angazhua me terrorizmin.
Këtu qëndron dhe vështirësia për riatdhesimin e fëmijëve të tjerë nga Siria në vendlindjet e tyre, thënë ndryshe riatdhesimi i tyre ka të bëjë me dyshimin e hedhur mbi dispozicionin e tyre natyror.
Nga: A. Premol
MEDIA INDEPENDENT