ERDOGAN BURGOS DHE PERSEKUTON FAMILJEN E BASKETBOLLISTIT TURK ENES KANTER

Basketbollisti turk të NBA Enes Kanter që luan me Boston Celtic së bashku me Hakan Shukur janë sportistët e shpallur armiq të regjimit në Turqi.
Media Independent sjell për lexuesin historinë e basketbollistit Enes Kanter i cili i ka dërguar një letër gazetës Boston Globe.

“Si mundem të hesht? Në Turqi janë me mijëra përsona nëpër burgje. Mes tyre shumë profesora, doktora, gjykatës, avokatë, gazetarë dhe aktivistë. Ndodhen atje sepse nuk janë dakord me Erdoganin. Qindra fëmijë po rriten në qeli të vogla pranë nënave të tyre të burgosura. Demokraci do të thotë të kesh lirinë për të folur, e jo të mbyllesh në qeli për këtë” – shkruan Kanter.
Problemet për talentin e basketbollit turk kanë nisur me një postim në twiter, ditën e nesërme të dështimit të grushtit të shtetit në Turqi tre vite më parë. Asokohe ai luante për Oklahoma, gjithmonë në NBA dhe kritikoi ashpër format e përdorura nga Erdogan.
Vetëm pak orë më pas, 27 vjeçari merr qindra kërcënime, jo vetëm nga persona të panjohur por edhe nga eksponentë të politikës në Turqi.
Një muaj më vonë policia bastis shtëpinë e prindërve të Kanter në Stamboll. Sekuestrojnë të gjitha paisjet elektronike dhe mbajnë nën vëzhgim pjesëtarët e familjes. Ndërkaq vëllai i tij më i vogël, përjashtohet nga kombëtarja e Turqisë.
Nuk mjaftohen me kaq: babai dërgohet në burg për pesë ditë dhe pas lirimit i sekuestrohet pasaporta.
Në këto kushte babai bën veprimin që ne në Shqipërinë e komunizmit e njihnim shumë mirë. Distancohet nga djali nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Erdogan: “Enes nuk mundet të mbaje më mbiemrin e familjes tonë sepse e ka njollosur. Me shumë turp, i kërkoj falje presidentit dhe të gjithë popullit turk që kam një djalë të tillë”.
Një vit më vonë, në 2017, Kanter dënohet në mungesë me katër vite burg sepse e kishte krahasuar Erdoganin me Hitlerin. Në të njëjtin vit, ndërsa ishte në Indonezi për një aktivitet bamirësie, njoftohet nga bashkëpunëtorët e tij se policia lokale po kërkon ta arrestoje. Merr menjëherë avionin e parë që ishte në nisje për Bukuresht. Me të mbërritur në kryeqytetin Rumun, i sekuestrohet pasaporta dhe arrestohet për llogari të Turqisë. Duhet ndërhyrja disa ditore e një grupi senatorësh amerikanë për ta rikthyer basketbollistin në SHBA.
Por persekutimi i këtij kampioni të sportit turk nuk ndalon këtu por prek edhe fansat e tij. Përgjatë këtyre viteve, tifozëve i janë sekuestruar bluza dhe këpucë të firmosura nga ai, ndërsa një i ri turk që e kishte votuar në një sondazh në rrjetet sociale, ka përfunduar në qeli. Të njëjtin fat pësoi edhe një dentist që mbante foton e Kanter në studion e tij.
Babai, edhe pse u distancua me anë të letrës publike, u dënua në verën e vitit 2018 me 15 vite burg.
Kanter është gjithmonë nën tension kur del nga SHBA. Këtë vit refuzoi të shkonte me skuadrën në Londër për një miqësore. “Atje ndjehem i pasigurtë. Mund të më eliminojnë” – ka deklaruar.
Qesharake është se në Turqi, ku basketbolli është një sport shumë i ndjekur, ndeshjet e NBA ku luan Kanter, nuk mund të transmetohen prej tre vitesh.
Si një besimtar musliman, Enes Kanter frekuenton një nga xhamitë e Boston. Por atje shpesh përballet me pjesëtarë të komunitetit turk që i ulërasin në fytyrë: “Tradhtar i ndyrë”.
“Sa më shumë rritet presioni ndaj meje, aq më shumë do ta ngre zërin. Kam fatin të jem i njohur dhe të shfrytëzoj sa më shumë rrjetet sociale për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe lirinë përsonale. Këta për mua janë shumë më të rëndësishme sesa basketbolli. –shkruan ai në letren e publikuar nga Boston Globe. – “Të jesh zëdhënës i këtyre idealeve, sot për një turk do të thotë të rrezikoje burgun dhe dhunën e autoriteteve. Këta më quajnë terrorist dhe i kanë kërkuar interpolit të më arrestoje. Nëse do kthehesha në Turqi, sot do të kalbesha në burg. Kjo është një sakrificë, për mua por dhe familjen time. Por gjërat e mira nuk të dhurohen e nuk është aspak e lehtë ti fitosh. Kurrë”.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s