ROMË: ZBULOHET HARTA E SKËNDERBEUT E VITIT 1455 NË BIBLIOTEKËN QENDRORE

Harta e Skënderbeut, e gjetur nga Artan Shkreli në Bibliotekën Qendrore të Romës

Kjo hartë është gjetur në Bibliotekën Qendrore të Romës.
Siç shihet, Shqipëria në hartë shoqërohet me mbishkrimin e Scanderbeg. Gazetari Roland Qafoku, i pranishëm në ceremoninë e ekspozimit dje në Kryeministri, thotë se harta daton që më 1455 dhe ishte e zhdukur për 2 shekuj e gjysmë dhe u gjet ne nje depo te mbyllur. Është e krijuar nga lëkura e nje viçi te palindur dhe me një cilësi të larte të shkrimeve, ndan detajet Qafoku.
Ndërkaq, drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido, thotë se kjo hartë mbyll edhe të gjitha gojët që duan të revizionojnë historinë për të ulur figurën e vetme përbashkuese të kombit shqiptar.
“Madhështia e Skënderbeut në një hartë. Harta e gjendur në Bibliotekën e Romës rrëfen shumës. Një truall i tërë, Shqipëria e asaj kohe, e etnikja e kësaj kohe, mbanin për toponim emrin e drejtuesit të saj Skënderbeut, në të gjallë të tij.
Kjo hartë kuptimplotë nuk mbyll thjesht Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, por mbyll edhe të gjitha gojët që duan të revizionojnë historinë për të ulur figurën e vetme përbashkuese të kombit shqiptar”, shkruan Bido.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s