
9 nëntori 1989 përfaqëson rënien e murit të Berlinit si simbol i ndarjes që shënonte edhe kufirin mes komunizmit dhe shteteve demokratike. Komunizmi u shemb në gjithë botën lindore, ndërsa një vit më vonë Gjermania u bashkua në një shtet të vetem, ashtu siç e kërkonte e drejta historike.
Në vitin 1999 ra edhe kufiri njëshekullor ngritur me dhunë mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kanë kaluar 20 vite dhe bashkimi si e drejtë historike e një kombi të vetëm nuk ka ndodhur. Shkaqet janë të shumta por një nga to është edhe mungesa e vullnetit të klases politike në të dy anët, dhe pseudointelektualëve kosovocentriste. Ky vullnet do t’i mbaje larg edhe për një kohë të gjatë dy pjesët e kombit.
Por jo përgjithmonë.
MEDIA INDEPENDENT