
Nga: Meti Fidani
(Me rastin e 8 Nëntorit)
Në shtëpiçkën, me qerpiçka
8 Nëntor, lindi partiçka
Dhe u rrit në ball’ t’furtunës
Sokoleshe, Parti e Punës
Sokoleshe, por mbet’ beqare
Thonë, s’u martua fare
Thonë, s’u martua kurrë
Veçse shkoi, burrë me burrë
Ku me Titon, ku me Stalinin
Ku me Moskën, ku me Pekinin
Rrugën e mutit, kishte marrë
Domosdo, mbeti me barrë
Mbirë fara komuniste
Rritur barku sa ti pëlciste
Herë qante, e herë villte
Mbetur mbarsë, por nuk po pillte
Dhe u bëmë, pik e vrer
Ç’ka Partia, që s’po e nxjerr
Pritem pritem, 50 vjet
Prit të pjellë, partia shtet
Kur aty, nga 90-ta
Tu shtri Partia, or tungjatjeta
Dhe rënkonte, si një dreq
I plasen ujrat, i plasen keq
Hajde mor të pjellë hajde
E zbrazi barkun si gajde
Dhe nuk polli pak e pakë
Ku binjakë e ku trinjakë
Pill parti, e pill partiçka
Ku të bëmshme, e ku kërthiçka
Mëngjërashka e djathtaniçka
Parti blu, roz e kaleshka
Pill e pill, e s’ju lodh pjeshka
O ta lumsha moj partia nënë
Edhe bushtër të kishe qënë
Moj parti moj ta lumsha synin
Kyçe moj pjeshkën, e i vëri drynin
30 vjet, veç nxjerr partiçka
Nga shtëpiçka, me qerpiçka
MEDIA INDEPENDENT