
Besimi përmes votës së lirë, për përfaqesim në legjislativ, është obligim dhe përgjegjësi e madhe, por të jep edhe kënaqësinë dhe ndjenjen e vlerësimit që vështirë se mund ta përshkruaj me fjalë.
Është hera e katërt që më bësoni dhe më votoni. Secila votë e juaja ka vlerë të madhe për mua, sepse, në secilën votë, unë shoh një grua, një burrë, një vajzë apo një djalë të ri që ka besuar në mua, për ta përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, institucion ky që, jo rastësisht nga shumë kombe, quhet ‘Shtëpia e Popullit’ (House of Nation).
Prandaj, nga thellësia e zemrës më buron falenderimi e mirënjohja, deri në përulje, para besimit tuaj, dhe njëherit, premtimi e zotimi se, do të punoj e angazhohem çdo ditë të jetës time, për të kontribuar që, Kosovën ta bëjmë vend në të cilin, votuesit e mi dhe gjithë qytetarët e saj, do të jetojnë me nder e dinjitet.
Zoti ju bekoftë juve, familjet dhe më të dashurit tuaj.
I juaji,
A.Q (Anton Quni)
MEDIA IDEPENDENT