DOKUMENTARI SERB QË NXJERR UÇK TRIUMFUES NË BETEJA (VIDEO)

Agim Ramadani, Anton Çuni dhe Sali Çekaj

Ky është një dokumentar i zgjeruar nga radio televizioni i serbisë me të cilin pretendohet të pasqyrohet beteja e Koshares.
Në këtë këtë film të mbushur me gjuhë të urrejtjes e fyerje kundër shqiptarëve, megjithatë protagonistët pranojnë humbje të mëdha  që pësuan nga UÇK-ja në Koshare.
Anton Çuni një nga  ish Komandantët e UÇK-së në këtë betejë rikujton se  njësitet e tyre ishin shumë të përgatitura të cilat shfrytëzuan 9 prillin ditë ku forcat serbe kishin festë dhe shumë nga ata ishin të dehur.
Anton Çuni:Dhe këto forca u përgjysmuan u përkulën e dhe u tërhoqën prej njesive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Çuni thotë se forcat serbe mendonin se UÇK-ja kishin një numër të madh ushtarësh, e në fakt sipas tij në këto beteja nuk ishin më shumë se 80 veta që luftonin përballë mbi 300 ushtarëve serb.
Anton Çuni:Në vijën e parë të frontit drejtpërdrejt të angazhuar 84 luftëtarë, kurse përballë kishim batalionin kufitar, batalionin 58 kufitar të stacionuar në disa karakolle kufitare.
Se UÇK-ja ishte shumë e përgatitur, kjo argumentohet dhe në dokumentarin e televizionit serb.
Sipas Milaim Zekës pjesmarrës në këtë betejë serbët kishin  përshtypjen se altileria e UÇK-së ishte më e madhe, por në fakt ata shfrytëzonin disa minahedhës nga Shqipëria që ishin shumë të fuqishëm.
Milaim Zeka:Ka qenë një top ose minahedhës e më duket 120 milimetra të cilin thuhej në atë kohe që e ka pas vetëm Shqipëria dhe Kina dhe unë kam dëgjuar në radio lidhje ushtarët serb kur ushtarët e UÇK-së granatonin me  këtë top ata thojshin në radio  lidhje që na ra NATO.
Milaim Zeka kritikon institucionet kosovare që nuk investojnë në filma të tillë  për të paraqitur luftën e drejtë të UÇK-së.
Milaim Zeka:Më vjen keq me thënë por duhet me thënë që  është turp për gjithë neve që  serbia e ka bërë një fim për një betejë aq  të famshme ndërsa  askush në Kosovë nuk e ka ndihmuar inisiativën time për ta bërë  një film për Kosharen .
Ndërkohë burimet  e RTK-së mësojnë se qeveria e serbisë ka bërë përpjekje që ky film  dokumentar  të mos transmetohet meqë sipas tyre ushtria serbe duhej të dukej si triumfuese në këtë betejë dhe jo siç thuhet në këtë fim dokumentar fitimtare të dalë UÇK-ja.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s